Σαν ναυαγός [San navagos] [Albanian translation]
Σαν ναυαγός [San navagos] [Albanian translation]
SI LUNDËRTAR
Nga duart do të të shkasë një tjetër ditë
do t’i numërosh po gjysmat do të jenë
det do të shohësh po në stere do të jesh
valë vetëm dhe zëra do të ndiesh.
Bën mënjanë motet të të nxënë
vetëmashtrim zgjedhjet i ke
udhëtimin tënd në mes ke lënë
për hatrin tënd stinë shkëmbehen.
Fytyrën tënde sërish e fsheh,
sikur gjithçka ndryshe të qe
sikur e jotja të mund të bëhej
i humbur ndihesh, veç i gjallë je.
Si lundërtar që anijet ëndërron
zjarrin duke mbajtur gjallë,
ende shenja në horizont kërkon
që në jetë të të sjellin prapë.
Humbet atë çka të jetosh të ra
e sotmja është, gjak i valë
një cigare të mbeti, tymose pra
nuk ka tjetërkund, ndryshe nuk ka,
vetëm këtu.
Shqip: Erina Çoku
Μuzika: Vasilis Papakostandinu
Teksti: Odiseas Joanu
- Artist:Vasilis Papakonstantinou
- Album:Το παιχνίδι παίζεται (2010)
See more