Mesnatë [English translation]
Mesnatë [English translation]
I.
Mesi i nates mbi ne ja tani sa kaloi
Qetesi qetesi
Qyteti flen, edhe rruget edhe njerezit, ngado
Flene e shlodhen.
Prane e prane ne ecim te heshtur te dy
Si n’takimin e pare
Je sonte e mahnitshme ashtu si n’takimin e pare
Dhe me thua
Dashuria
Asht si anderr
Si kange e re
Tek njerezit hyn
Dhe kurre
S’mbaron.
- Refreni
Se cdo njeri
nji anderr t’veten ka
Dhe mban e ushqen nje dashuri
Ne shpirt te tij te thelle.
O dashuri
E bardhe e imja e bardhe
Mes sa endrrash ti tani qendron
Mes dashurish pafund.
II.
Mesi i nates mbi ne ja tani sa kaloi
Dashuri, dashuri
Me ftyren e vogel, me syte ku po bjen dhe kjo nate
E ngrohte vjeshte.
Ti tani vjen e kryet n’krahnor me mbeshtet
Dhe ashtu si flet ti
Me zerat e jetes se re qe ngado na rrethojn
Po me thua
dashuria
eshte si kange
dhe do ajo
gjithe boten sot
ne krahe
te pushtoje.
- Refreni
…………..
Mesi i nates mbi ne
Ja tani sa kaloi
Sa kaloi.
- Artist:Shpetim Kushta
- Album:Festivali i 9 ne RTSH, 1970