Zemër e shqetësuar lyrics
Zemër e shqetësuar lyrics
Tani t'gjitha gëzimet unë i humba
Tani ëndërroj veç për ty
Shpresat ti mi humbe, zemrën ma copëtove
Sot vajtoj për fatin, për fatin tonë
Se pranvera s’do të ketë gjithmonë
Në zemrën time të shqetësuar
Por ti kthehu sa nuk është vonë
Sa ndonjë tjetër s’kam dashuruar
Dikur ti më thoshe s’rron pa mua
Dikur ne të dy ishim njësoj
Sa shumë të kam dashur edhe prapë të dua
Sot as vetes sime s’i besoj
Se pranvera s’do të ketë gjithmonë
Në zemrën time të shqetësuar
Por ti kthehu sa nuk është vonë
Sa ndonjë tjetër s’kam dashuruar (3x)
Tani t'gjitha gëzimet unë i humba...
- Artist:Devis Xherahu
See more