Bisedoj me serenatën [English translation]
Bisedoj me serenatën [English translation]
S'jam i fundit as i pari
Që në Korçë rininë kalova
Serenata është thesari
Nga të parët trashëgova
Mijëra netë kam ndenjur zgjuar
Yjet duke numëruar
Vajzës që kam dashuruar
Serenatë i kam kënduar
Dashuritë në zemër mbesin
Gjithmonë lenë prapa një gur
Njerëzit lindin edhe vdesin
Serenata nuk vdes kurrë (2x)
Ti korçare që më çmënde
Sa nuk mundem të t'harroj
Sa herë që më vjen në mëndje
Marr kitarën dhe këndoj
Shumë puthje, përqafime
Që kam dhënë edhe kam marrë
I di serenata ime
I di unë dhe një kitarë
Dashuritë në zemër mbesin
Gjithmonë lenë prapa një gur
Njerëzit lindin edhe vdesin
Serenata nuk vdes kurrë (4x)
- Artist:Devis Xherahu
See more