Dove sei [Albanian translation]
Dove sei [Albanian translation]
Pa atë
Koha sikur zvarritet duke kaluar më ngadalë se zakonisht.
Pa atë
Të telefonoj një tjetër më duket vërtet një marrëzi
Çfarë jetë e kotë
Pa atë
Pi duke tymosur dhe gëlltit gllënjka lotësh
Ta mendosh mirë, jam kthyer në një djall të mjerë
Dhe po të shihem në pasqyrë, menjëherë më duket vetja më i vjetër
Kushedi nëse do çmendem
Mund të hidhesh dhe poshtë nga një ballkon
T'i fusësh një shkelm të fortë derës
Por nuk ndien të njëjtën dhimbje
Atë shijen e vdekjes, në zemër, kur ti nuk je
Ku je
Copëz ylli e mallkuar që, duke rrënë, godite zemrën time, e di
Ku je
Pa ty në këtë jetë ndoshta të tjerat do të mjaftonin
Për të mbijetuar
Ku je
Sikur të kishe qënë një mirazh, flluska e dashurisë do çahej në çast dhe pastaj
Pa ty
Do të jepesha në moment në shtretërit e atyre që do më dëshironin
Mund të jetoja kështu
Pa atë
Kam filluar ta shoh dashurinë si diçka cinike
Indiferenca është veshja që mbaj çdo mbrëmje zakonisht
Më vjen gati një dëshirë të shuaj dhe flakën e fundit të shpirtit
Por do zemërohej Zoti
I nxehti vazhdon të më rritet
Sa dhimbje që ndiej në zemêr
Kam frikë, nuk dua të vdes
Jam veç një frikacak në dashuri që jeton prej teje
Ku je
Copëz ylli e mallkuar që, duke rrënë, godite zemrën time, e di
Ku je
Pa ty në këtë jetë ndoshta të tjerat do të mjaftonin
Për të mbijetuar
Ku je
Sikur të kishe qënë një mirazh, flluska e dashurisë do çahej në çast dhe pastaj
Pa ty
Do të jepesha në moment në shtretërit e atyre që do më dëshironin
Mund të jetoja
Ku je...
- Artist:Gigi D'Alessio