Me ty bashkё gjithmonё te rinj lyrics

Songs   2024-07-01 04:33:32

Me ty bashkё gjithmonё te rinj lyrics

Ja ku erdhëm prapë të gjithë mes shokëve

si dikur kur ishim bashkë partizanë

flokët tanë si me dëborë na janë zbardhur

por se zemrat prapë ne i kemi flakadanë

s’mund të shuhet kurrë ky zjarr i zemrave

që u ndezën nëpër sulmet për liri,

le të bjerë dëborë e bardhë e viteve

djaloshare zemrat janë edhe tani

Ja vjen mes nesh dhe ulesh shoku Enver

dhe dorën ma shtrëngon me dashuri

të qeshin sytë dhe zemrat me to i ngroh

të rinj do mbetemi me ty gjithmonë

Breza të revolucionit rritim ne

ndaj në rrugën tonë po ecin dhe ata

se i rritëm ne të fortë për ty atdhe

për ty parti, për ty o i shtrenjti komandant

s’mund të shuhet kurrë ky zjarr i zemrave

që u ndezën nëpër sulmet për liri,

le të bjerë dëborë e bardhë e viteve

djaloshare zemrat janë edhe këtë ditë

Ja vjen mes nesh dhe ulesh shoku Enver

dhe dorën ma shtrëngon me dashuri

të qeshin sytë dhe zemrat me to i ngroh

të rinj do mbetemi me ty gjithmonë

See more
Liljana Kondakçi more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian
  • Genre:
  • Official site:
  • Wiki:
Liljana Kondakçi Lyrics more
Liljana Kondakçi Featuring Lyrics more
Liljana Kondakçi Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved