Pensiero d'amore [Albanian translation]
Pensiero d'amore [Albanian translation]
Sot dua të bej një dhuratë
që të të kujtojë
atë që nuk di të të harrojë
Dëgjova këtë disk teksa luhej
e bleva për ty,
që të mendosh pakëz për mua.
Ky disk është mendimi im i dashurisë
për ty, për ty.
çdo herë që e dëgjon
mendo për mua, për mua.
Pranoje këtë dhuratë
nëse dashurinë time s'e do të paktën këtë do ta duash.
Një dhuratë nuk hidhet kurrë,
kur të jesh vetëm
mund të të bëjë shoqëri.
Ky disk është mendimi im i dashurisë
për ty, për ty.
Edhe pse s'mund të të kthejë
me mua, me mua.
Si i kalon tani mbrëmjet e tua
çfarë bën, me kë je
je e lumtur me të?
Por nëse ndonjë dyshim të rikthen në të shkuarën
ti e di se ku jam,
mund të më thërrasësh nëse do.
Ky disk është mendimi im i dashurisë
për ty, për ty.
çdo herë që e dëgjon
mendo për mua, për mua.
- Artist:Giuliano Palma
See more