Ni Milion Rrugë lyrics

Songs   2024-11-28 13:52:39

Ni Milion Rrugë lyrics

Ni sen që se ki ditë

noshta me e besu t'vjen vështirë

osht se unë n'shkollë fillore

jom konë nxonës i mirë

e ka pasë nifar lezeti

dorën naltë me e qu

Mande arsimtarët me t'gëzu

me t'thonë ja ki qëllu (haha)

Do tu kqyrë për s'ngrati

tu thonë kuku qfar fati

Do pak ma anena

dojke per m'i plasë inati

Po 1 ditë Rafet Rama

m'nali mu mas mësimi

Ma boni o Viktor!

pse t'ka hupë interesimi

Arsimtarë ti tash ki 'dekë

e p'i ecë ma t'mirat shtigje

Unë nuk kom ditë atëherë

a bon sot me t'dhonë përgjigje

Unë kesh tu e lypë-për veti

po kjo për tetonë po vlejka

Arsyen pse nuk jom rahat e preka

eureka...

Riki gjinën tu u sillë

ton e gjojnë ka ni kallap

A un kom mbetë tu e lypë ni dillë

po po get apet pa fat

Fell i pasna do veti

Ka'iher m'bojnë mu dokë si fmij

Sot e marr ni lodër t're

nesër du me e kapë me e thy

REF x2:

Ni milion rrugë

Ni milion vija

Ni milion opcione?

Cila melodija?

Me mujtë mi bo njo

Ni mijë kopje t'mija

E me mujtë m'i qu

Kah u ç'kepë ditunia

Ni vakt kom ushtru karate

se Syla tha që m'mëson

Te klubi Studenti

un u bona kampion

M'kujtohet sikur sot

sikur pioner i vjetër

Po si e mora medalen

e qita jetën n'faqe tjetër

Pak vjet ma vonë

u pata regjistru n'gjimnaz

Do e thirrshin ''Sami Frashër"

une thirrsha "Kafaz"

Qato iksha pi ore

jo si n'shkollë fillore

Qishtu nxonësi i mirë

ni dit' kish pas dalë pi dore

Hey drejtor jom djalë i mirë

kqyr n'fillore kur kom shku

Majsha thikën për vetmbrojtje

e ti m'pate përjashtu

Bile Gani Kolovicën

e pate thirrë me m'përcjellë

Noshta ki shpresu qe m'rre

po na patem bisedë t'fellë

Se nxonësin e ka mbrojtë

pak n'dritë me e qitë

Po po ni tash ka 'dekë

edhe kurrkush s'ja kish ditë

E mu m'ra n'mend diçka

se m'kujtohet qa i kom thonë

Noshta atëherë se kom ditë

po tash pe e di ku du me konë

REF x2:

Ni milion rrugë

Ni milion vija

Ni milion opcione?

Cila melodija?

Me mujtë mi bo njo

Ni mijë kopje t'mija

E me mujtë m'i qu

Kah u ç'kepë ditunia

Jo me tingëllu arrogant

po qa provova, fitore korra

E kur ni sen kom nisë me e marrë

po gjithë e mora

Veç diçka o ka m'ikë

e un sun pe gjej

Ku po kqyri gjoj ka pak

po kurrkund so kejt

S'un e prekë as sun e sheh

mun veq e menon

Ty po t'doket gjë-e-gjëz

dhe spo kupton

Diqysh sikur me kon unt

edhe kurr su ngopa

Niqind krraba jon tu m'ngre

me m'bo copa copa

U pak keq me e thonë

ni kërrnom që e kom

Ka'iher ma para mësoj diçka

se sa,rri me dikon

I meqmi me budallën

ti a din ku dallon?

I pari gjon lexon

i dyti se bon se priton

Jo si unë,kom metë

tu lype me marr me ditë

S'pe di a jom i

mallkum a bekum po pe di

Arsimtarë për mu

s'ka me pasë Shangri-la

Unë sun po rri rahat

se unë du me ditë gjithçka

REF x2:

Ni milion rrugë

Ni milion vija

Ni milion opcione?

Cila melodija?

Me mujtë mi bo njo

Ni mijë kopje t'mija

E me mujtë m'i qu

Kah u ç'kepë ditunia

See more
Unikkatil more
  • country:United States
  • Languages:Albanian
  • Genre:Hip-Hop/Rap
  • Official site:
  • Wiki:
Unikkatil Lyrics more
Unikkatil Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved