Vaçe Zela - Gjurme te arta
Vaçe Zela - Gjurme te arta
1.Linde ti per te qene i lire, shqiptar.
Por jeta s’ish per ty nje dhurate,
Se mbi toke kish gure shume e pak bar…
Jo, s’mund te jetoje ti pa liri,
Liria, kenga e pare.
2.Lumenjt’ kurr s’ndalen duke rendur ne det.
As ti s’u ndale jo drejt lirise,
Drejt nje kenge qe ndezi rrufete
Ja tek rri, o bir i trimerise
Me ballin gjer tek rete!
- Refreni 2x
Ne shekuj ece mes krismave,
Mes bresherise se plumbave!
I lidhur fort me token
Dhe me endrren
Me te bukur, me te bardhe.
Mbi truallin tend u mbeshtete,
Ne cdo gezim e shqote, o shqiptar!
3.Dhe tani afroma pak ballin, shqiptar.
Ja, koha la ketu ne cdo brazde
Shume gjurme, eh c’gjurme t’arta jane…
Po pranveren ke ti sot ne sy
Dyfeklidhuri me gjalme!
4.Lumenjt’ kurre s’lodhen duke rendur ne det.
As ti s’u ndale jo drejt lirise,
Drejt nje kenge qe ndezi rrufete
Ja tek rri o bir i trimerise
Me ballin gjer tek rete!
- Refreni 2x
Ne shekuj ece mes krismave,
Mes bresherise se plumbave!
I lidhur fort me token
Dhe me endrren
me te bukur, me te bardhe.
Mbi truallin tend u mbeshtete,
Ne cdo gezim e shqote, o shqiptar!
Mbi truallin tend u mbeshtete,
Ne cdo gezim e shqote, me koken lart
Gjithmone!
- Artist:Vaçe Zela
- Album:tivali i 12 ne RTSH