Nuk je vetem lyrics
Nuk je vetem lyrics
Mbylli sytë një moment dhe dëgjoje zemrën
Mos u ndal të mendosh për asnjë sekondë
Dhe asaj që po ndjen mos i jep një emër
Si të jetë ditë e fundit që po jeton
Harro çfarë mund të bëhej dje
Të nesërmen mos e mendo
Fali shpirtit pak qetësi
Vlerëso më shumë atë që ke
Kujto më pak atë që do
Jepi zemrës një mundësi
Lëre sonte të rrahi si do
Dhe gabo kur ajo thotë gabo
Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Thuaj Po kur ajo të thotë Po
Thuaj Jo kur ajo të thotë Jo
Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Më beso cdo pengesë është në mendjen tënde
Shiko përtej asaj që shohin sytë e tu
Eja sot vec asaj ti kushtojmë vëmendje
Eja shkojmë dhe veç trupin e lëmë ketu
Harro çfarë mund të bëhej dje
Të nesërmen mos e mendo
Fali shpirtit pak qetësi
Vlerëso më shumë atë që ke
Kujto më pak atë që do
Jepi zemrës një mundësi
Lëre sonte të rrahi si do
Dhe gabo kur ajo thotë gabo
Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Thuaj Po kur ajo të thotë Po
Thuaj Jo kur ajo të thotë Jo
Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë
Një gotë nëse thyet, nuk ngjitet më dot
Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë
Një etje e tepërt, dhe mbushet me lotë
Ndaj një puthje ndaj një përqafim
Një mëngjes apo një perëndim
Jetoje me zemër, jetoje me zemër
Sepse gjithcka e vogël në jetë
Është një gur që ka vendin e vet
Jetoje me zemër, jetoje me zemër
- Artist:Alban Skënderaj