Cobankat lyrics

Songs   2024-11-02 14:18:21

Cobankat lyrics

Çobankat moj që shkojnë zallit dhe moj çobankat

për inat moj të çobanbashit dhe moj çobankat.

O, rri, rri, o moj të mjerat

sa lezet ju kanë balukeprerat,

O moj të mjerat, balukeprerat.

Çobankat moj që shkojnë drenicës dhe moj çobankat

për inat moj të dhaskalicës dhe moj çobankat.

O, rri, rri, o moj të mjerat

sa lezet ju kanë kalemqarkat,

O moj të mjerat, balukeprerat.

Çobankat moj që shkojnë malit dhe moj çobankat

për inat moj të dhaskalit dhe moj çobankat.

O, rri, rri, gratë e Oçishtit

shtatë a tetë unaza rreth pas gishtit,

O moj të mjerat, balukeprerat.

See more
Elina Duni more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian, English, German (Swiss-German/Alemannic), French+3 more, Greek, Armenian, Portuguese
  • Genre:Folk, Jazz, Pop-Folk
  • Official site:http://elinaduni.com/en
  • Wiki:https://en.wikipedia.org/wiki/Elina_Duni
Elina Duni Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved