Vietato morire [Albanian translation]
Vietato morire [Albanian translation]
Më kujtohen ata sy plot me jetë
dhe buzëqeshja jote e plagosur nga grushtat në fytyrë
më kujtohen netët me pak dritë
por të paktën nuk kishte ujqër atje jashtë.
Më kujtohet dita e parë e shkollës
29 fëmijë dhe mësuese Margerita
Të gjithë më pyesnin në kor
pse e kisha një sy të zi.
Varsen tënde me gurin magjik
e mbaja fort për të më larguar që aty
dhe frika që thyente mendimet
kurse për kockat mendonin të tjerë
Dhe përpjekja e madhe që ti bëre
nga një libër i urrejtjes në një student dashurie,
ndalove të ëndërroje për të më bërë mua të ëndërroja,
fjalët e tua janë tani një këngë.
[Refreni]
Ndrysho yjet e tua -- nëse e provon, do tia dalësh
dhe mos harro se dashuria nuk të godet kurrë në fytyrë.
Biri im, kujto -- Burrin që do bëhesh
nuk do të jesh kurrë më i madh se dashuria që do të japësh.
Nuk e kam harruar momentin
që më bëri të madh
që të mbroj nga ato duar
edhe pse unë vishja pantallona të shkurtra
Varsen tënde me gurin magjik
e mbaja fort për të më larguar që aty
por magjia ime kishte mbaruar --
kishte ngelur vetëm ti merrje një kafshatë jetës
[Refreni]
Ndrysho yjet e tua -- nëse e provon, do tia dalësh
dhe mos harro se dashuria nuk të godet kurrë në fytyrë.
Biri im, kujto -- Burrin që do bëhesh
nuk do të jesh kurrë më i madh se dashuria që do të japësh.
E di që një plagë mbyllet
dhe brenda nuk duket,
çfarë prisje ti?
Nuk është vonë për të rifilluar
dhe të zgjedhësh një rrugë tjetër
dhe kujto që dashuria nuk është dhunë.
Kujtohu të mosbindesh
dhe kujtohu që e ke të ndaluar të vdesësh,
e ke të ndaluar të vdesësh...
[Refreni]
Ndrysho yjet e tua -- nëse e provon, do tia dalësh
dhe mos harro se dashuria nuk të godet kurrë në fytyrë.
Biri im, kujtoje mirë jetën që do të bësh
nuk do të jesh kurrë më i madh se dashuria që do të japësh.
Kujtohu të mosbindesh
sepse e ke të ndaluar të vdesësh.
Kujtohu të mosbindesh
sepse e ke të ndaluar të vdesësh,
sepse e ke të ndaluar të vdesësh,
e ke të ndaluar të vdesësh
- Artist:Ermal Meta
- Album:Vietato morire