Unë dhe ti lyrics

Songs   2025-01-09 14:02:42

Unë dhe ti lyrics

Eja pranë dhe më fal nje vallëzim,

t’a rikthejmë jetën pas si një film.

Zemrat tona ekran,

ngjyra i dhanë

errësirës.

Më shtrëngo dhe njëherë si dikur,

si në foton e varur mbi mur.

Dashuria i jep krahë,

dhe kujt nuk i ka

unë dhe ti, ishim ata.

Unë dhe ti,

që ndamë dhe të fundit kafshatë,

duke thënë sesa jemi me fat,

sa njëri - tjetrin të kemi për krahë në çdo natë.

Unë dhe ti,

erdhëm nga ëndrrat në jetë,

duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,

dhe mbollëm një rreze diku,

të shkëlqej sot një diell i vërtetë.

Ne u nisëm me hënën e plotë,

Përmbi dallgën e lotit të ftohtë.

Zemrën busull në dorë

dhe në kraharor

dashuria.

Prekëm fundin dhe mbrritëm në majë,

por kujtimet sëbashku i ndajmë

Jemi ne nga ata

që krahet i'a dha

varfëria.

Unë dhe ti,

që ndamë dhe të fundit kafshatë,

duke thënë sesa jemi me fat,

Sa njëri - tjetrin të kemi për krahë në çdo natë.

Unë dhe ti,

erdhëm nga ëndrrat në jetë,

duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,

dhe mbollem një rreze diku,

Të shkëlqej sot një diell i vërtetë.

Ti i dhe kuptim jetës time,

ti e ktheve dhimbjën në forcë,

çdo mëngjes me diellin në lindje,

nuk pritëm kaq shumë nga kjo botë

Unë dhe ti...

See more
Alban Skënderaj more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian, Italian, English
  • Genre:Pop, Pop-Rock, Rock, Singer-songwriter
  • Official site:http://www.albanskenderaj.com
  • Wiki:https://en.wikipedia.org/wiki/Alban_Sk%C3%ABnderaj
Alban Skënderaj Lyrics more
Alban Skënderaj Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2025 - www.lyricf.com All Rights Reserved