Spektatore lyrics
Spektatore lyrics
E shite bukur veten si viktimë
Me pika shiu lotët zëvendësoje
Më the që po e bën për hatrin tim
Aq bindshëm sa një “Oscar” e fitoje
Ti ike si në tragjikomedi
Për dashuri një sakrificë hyjnore
Serial i gjatë dhe pa një përfundim, historia jonë
Vetem unë e di si dhe sa
Episode në jetë mi more
Kam jetuar si në kinema
Unë aktor dhe ti spektatore
Je aq reale sa në fantashkencë
Antagoniste e lumturisë time
A thua isha vetëm një romancë
Vetëm një mjet për disa qëllime
Unë mbeta peng i humbur në mister
Ti peng e dramës tënde regjizore
Se mbas siparit fshihej një humnerë
për ne të dy
- Artist:Alban Skënderaj
See more