Refuzoj lyrics
Refuzoj lyrics
Si më le në ëndërr të jetoj?
Si më le të verbër të kërkoj?
Më fal veç një kujtim
Një blitz nga sytë e tu si ngushëllim
Me imazhin tënd ditët kaloj
Ty në çdo fytyrë të pikturoj
Më fal, më fal vërtetë
Jetoj si një i marrë një gjysëm jetë
Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s'mund të qaj
Përse s'të gjej, përse s'të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Të kërkoj, por nuk të gjej... ty nuk të gjej
Zemrën e kam nisur skaj më skaj
Yjet veç për ty ndezur i mbaj
Për ty... është pak për ty
Kjo bote nuk ka kuptim pa ne të dy
Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s'mund të qaj
Përse s'të gjej, përse s'të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Të kërkoj, por nuk të gjej... ty nuk të gjej
Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s'mund të qaj
Përse s'të gjej, përse s'të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s'mund të qaj
Përse s'të gjej, përse s'të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Të kërkoj, por nuk të gjej... ty nuk të gjej ..
- Artist:Alban Skënderaj
- Album:Kenga Magjike 2012