Përtej Horizontit lyrics
Përtej Horizontit lyrics
Dua te dal, dua te dal,
Të flas me gotën.
Dua të flas, e të bërtas,
Të qesh me botën.
Dhe njëherë të vetme të mos mendoj,
Dhe njëherë të vetme të mos mendoj,
Fjalët e tua do ti harroj,
Për një herë te vetme nuk do të nguroj.
Merrma dorën,shiko, jam ende gjallë,
Dhe une jetoj,
Kthema kohën që Zoti me ka falë.
Kështu dhe fatin e parakaloj
Për ëndrrën tonë të vjeter,
Kështu dhe diellin e sacrifikoj,
Për një diell tjetër.
Edhe detin me dallgë e sfidoj,
Se i urrej zinxhirët,
Kështu unë jetën e përfytyroj,
I lirë ndër me te lirët
Në bote.
Dua të dal, duhet të dal
Nga frika ime,
Dua të flas e të bërtas
Nëpër agime.
Përtej horizontit nuk ka kufij,
Përtej horizontit nuk ka kufij,
Vetëm një hap po më ndan nga ti
Dhe përtej horizontit nuk ka më kufij.
REF. X1
Të lutem vetem thuaj që mundem
Dhe unë e besoj,
Të lutem vetëm thuaj që mundem
Dhe nuk ka asgjë t'më ndaloj.
REF. X1
- Artist:Alban Skënderaj
- Album:Ende ka shprese (2011)