Ç'lumturi na dha kjo jetë

  2024-06-02 21:20:13

Ç'lumturi na dha kjo jetë

Të dashuroj

E sa pranë unë ty të ndjej

Kur të shikoj

Veten time tek ty e gjej

Dashurinë e kënduam

Zemrat tona dhe rininë

Dhe kjo tokë, ngado që shkuam

Na dha prush për dashurinë

Vallë ç’fjalë mund të thotë

Ç’lumturi na dha kjo jetë

Në asnjë vend, dashuri si kjo

Jo s’mund të ketë

(Refrain 2x)

E lashtë tokë

Toka ime, sa e dashur je

Si breza drite këngët

zgjon tek ne, tek ne

E pastër si kjo kaltërsi

Në qiellin tonë pa re

Dashuria jonë

E bukur çel

Të dashuroj, e çdo çast

Më pranë të ndjej

Kur të shikoj

Veten time tek ty e gjej

Dashurinë e kënduam

Zemrat tona dhe rininë

Dhe kjo tokë ngado që shkuam

Na dha prush për dashurinë

Vallë ç’fjalë mund të thotë

Ç’lumturi na dha kjo jetë

Në asnjë vend, dashuri si kjo

Jo s’mund të ketë.

(Refrain 2x)

E lashtë tokë

Toka ime, sa e dashur je

Si breza drite këngët

zgjon tek ne, tek ne

E pastër si kjo kaltërsi

Në qiellin tonë pa re

Dashuria jonë

E lumtur çel

See more
Parashqevi Simaku more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian
  • Genre:Classical, Pop
  • Official site:http://www.myspace.com/simaku
  • Wiki:https://sq.wikipedia.org/wiki/Parashqevi_Simaku
Parashqevi Simaku Lyrics more
Parashqevi Simaku Featuring Lyrics more
Parashqevi Simaku Also Performed Pyrics more
Excellent recommendation
Popular
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved