Zgjodha Njerine lyrics

Songs   2024-12-25 08:00:43

Zgjodha Njerine lyrics

Kur isha vajz' e re

gjithmonë enderroja

për djalin tim

sesi do t'ishte,

E doja t'ishte

një djal' i qeshur

dhe syt' bojeqielli

t'i kishte.

E doja djalin

te ish i bukur,

me floke te zeza

djalin e doja,

Sa shum' portrete

perbrenda fshihja

dhe sa te tjera

Mund te ndertoja.

Erdhi një ditë

dhe djalin e zgjodha...:

çudi vërtetë sa çudi!

Dhe s'kish as emrin

qe unë e doja,

dhe s'kishte flokun e zi.

Dhe s'kish as emrin

qe unë e doja,

dhe s'kishte flokun e zi.

(refreni)

Tani më vjen te qesh

me veten time

kur sjell nder mendje

endrrat, rinine.

Harrova floket,

sytë edhe emrin

e mbi të gjitha

zgjodha njerine!

See more
Irma Libohova more
  • country:Albania
  • Languages:Albanian
  • Genre:Folk, Pop, Pop-Folk
  • Official site:
  • Wiki:https://en.m.wikipedia.org/wiki/Irma_Libohova
Irma Libohova Lyrics more
Irma Libohova Featuring Lyrics more
Irma Libohova Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved