U rrita me ty
U rrita me ty
Buzë detit ja tek eci unë tani
Ti det më kupton
Si dikur e vogël dhe sot plot mall
një valë ma dërgon
Këtë valë unë thellë zemrës do ta kem
kudo që të shkoj
Ajo më përkundi mu bë si një djep
ndaj unë s'e harroj
Një pulbardhë dashurie
tek unë përherë do të jetë
Ja kam ngritur folenë
në zemër o det
Une u rrita me ty
si në qytetin ku linda
Ndaj kudo që të shkoj
ty det s'të harroj!
Buzë detit ja tek eci unë tani
Ti det më kupton
Aq sa ndahet bregu ndahem unë nga ti
Dhe sot dhe gjithmonë
Aq sa je i gjerë unë kam dashurinë
E lumtur sot jam
Nëse ndonjë dallgë gjen në sytë e mi
Prej teje e kam
Një pulëbardhë dashurie
Tek unë përherë do të jetë
Ja kam ngritur folenë
Në zemër o det.
Unë u rrita me ty
Si në qytetin ku linda
Ndaj kudo që të shkoj
Ty det s'të harroj.
Unë ty s'të harroj,
Me mall do t'kujtoj
Gjithmonë!
- Artist:Jolanda Dhamo