Thuam po [English translation]
Thuam po [English translation]
[GENA:]
Në grackën tënde prehem
Nuk kam unë pse ta fsheh
Për ty unë kam bërë be
Ti kokën nuk ma njeh
[ERANDA:]
Në vend të zemrës ke
një zog që s'ka fole
Kam frikë për ty unë sot
Se zemra jote ikën, fluturon
[REF. BASHKË 2x:]
Ma beso, ma beso zemrën ti
Unë gjithmonë aty do rri
Po ta dish se sa shumë kjo të do
Thuamë po, thuamë po
[ERANDA:]
Çdo natë pa mbyllur sy
U çmend zemra për ty
[BASHKË:]
Jam bërë gjysëm njeri
Se gjysma tjetër
çdo natë më vjen tek ti
[REF. BASHKË 2x:]
Ma beso, ma beso zemrën ti
Unë gjithmonë aty do rri
Po ta dish se sa shumë kjo të do
Thuamë po, thuamë po
- Artist:Eranda Libohova
See more