Kënga e filmit "Fillim i vështirë" lyrics
Kënga e filmit "Fillim i vështirë" lyrics
A nuk më thoni, emri nënë,
Sa zëra zgjon tek biri i saj?
Biri i saj...
Kur ridiellon në buzë,
Kur riveson në fjalë...
Këtë fëmijë që rend në udhët e jetës
Në sup si zog e dua unë,
E dua unë ta mbaj...
Se kur i puth syrin e bukur
Më ngjan se puth një qiell në maj,
Një qiell në maj...
Nisu pra bir nga supi im
Udhën kërkoj në fluturim
T'i thuash diellit mirmëngjes,
Dallgës së lumit, po të pres,
T'i thuash ditëve që do të vijnë,
Zemrën e rrita, e rrita o për Shqipëri...
Më jep një fjalë,
Një fjalë me dashuri
Dhe unë do të të jap
Një diell me ngrohtësi
Se fjala bëhet këngë,
E kënga bëhet mal
Për dashuri (2x)
Ndaj emri nënë dhe emri bir
Për ne të dy,
Të rendim bashkë
Si dy lumenj
Në kaltërsi,
Kaltërsi
Kaltërsi...
- Artist:Vaçe Zela
- Album:Kolona zanore e filmit "Fillim i veshtire"
See more