Emmenez-moi [Albanian translation]

Songs   2024-05-13 04:22:30

Emmenez-moi [Albanian translation]

Në hambarët, ku peshat e zhurmat

Ma përkulnin shpinën,

Po mbërrijnë, mbushur plot fruta,

Anijet.

Ato vijnë nga fundi i botës,

Duke sjellë me vete

Shumë ide të shthurura

Që reflektojnë në qiejt blu

Mirazhe.

Duke bartur me vete aromën

E kripur të vendeve të panjohura

Dhe të verërave pambarim,

Ku gjithmonë jetohet gjysëm lakuriq

Në plazhet.

Unë që gjatë gjithë jetës

Kam parë veç qiejtë e veriut,

Do pëlqeja t’a shplaja këtë njyrë gri,

Duke jetuar në ato vende.

Dërgomëni në fund të botës,

Dërgomëni në vendin e mrekullive,

Ku mesa duket mjerimi

Duhet të jetë më pak i keq nën diell.

Në baret, në muzg të ditës,

Sëbashku me detarët,

Ku flitet për vajza dhe dashuri

Me një gotë në dorë.

Po humbas kuptimin e gjërave

Dhe befas mendimet

Më çojnë dhe më zhytin

Në një ditë të bukur vere,

Mbi një breg.

Ku unë shikoj, duke më shtrirë krahët

Dashurinë, që si një e çmendur

Vrapon para meje,

Duke qëndruar krahëqafë

Në ëndrat e mia.

Kur baret mbyllen, sapo

Detarët nisin anijet,

Unë vazhdoj me ëndrat e mia

Atje i ulur në port.

Dërgomëni në fund të botës,

Dërgomëni në vendin e mrekullive,

Ku mesa duket mjerimi

Duhet të jetë më pak i keq nën diell.

Një ditë të bukur, ulur mbi një tub që kërciste,

Atje në bashin e anijes,

Gati për të nisur punën

Në një hambar qymyri.

Duke marrë rrugën që më çon

Në ëndrat e mia të fëmijërisë,

Në ishujt e largët,

Ku e vetmja gjë që vlen

Është jeta.

Ku vajza të përhumbura

Ju rrëmbejnë zemrën,

Që duken sikur janë duke thurur

Nga ato lloj gjerdanë lulesh

Që të dehin.

Unë ja mbath, duke lënë pas të shkuarën,

Pa asnjë kthim pas,

Pa marrë asgjë me vete, zemërlirë,

Duke kënduar me zë të lartë.

Dërgomëni në fund të botës,

Dërgomëni në vendin e mrekullive,

Ku mesa duket mjerimi

Duhet të jetë më pak i keq nën diell.

See more
Charles Aznavour more
  • country:France
  • Languages:French, English, Italian, Spanish+3 more, German, Russian, Armenian
  • Genre:Singer-songwriter
  • Official site:http://www.charlesaznavour-lesite.fr/
  • Wiki:https://fr.wikipedia.org/wiki/Charles_Aznavour
Charles Aznavour Lyrics more
Charles Aznavour Featuring Lyrics more
Charles Aznavour Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved