Gëzimin njerëzve t'ua shtoj [English translation]
Gëzimin njerëzve t'ua shtoj [English translation]
Njerëzit nxitojnë, në punë shkojnë,
Një motiv të këngës sime
Midis tyre po kërkoj.
Dëgjoj, shikoj, njerëzit takoj,
Dua unë me këngën time
Gazin njerëzve t'ua shtoj.
Më pelqën të shikoj rininë në brezare,
Bujku aren kur mbjell.
Gjethe pemësh kur feshfërisin
Edhe dimrit një dite me diell.
Më pëlqen kur shikoj çifte të lumtur,
Djemtë kur lozin në shesh.
Mbi një lule kur ndal një flutur,
Vajza djalit kur i buzëqesh.
Dëgjoj, shikoj, njerëzit takoj.
Dua unë me këngën time
Gazin njerëzve t'ua shtoj.
Dhe rri mendoj, shëtis, shikoj.
Kam dëshirë qe kënga ime
Midis njerëzve të jetoj.
Më pëlqen kur shikoj çifte të lumtur,
Djemtë kur lozin në shesh.
Mbi një lule kur ndal një flutur,
Vajza djalit kur i buzëqesh.
Më pëlqen mëngjes, kur më përshëndesin
Shokët kur i takoj.
Anembanë i gjithë qyteti
Është motivi që unë kërkoj.
Anembanë në gjithë qytetin
Gjej motivin që unë kërkoj.
Më pëlqen të punoj,
Më pëlqen të këndojë,
Gazin njerëzve t'ua shtoj,
Kudo ndjej dritë dhe gëzim.
- Artist:Aleksandër Lalo
- Album:Festivali i 20-të i këngës në RTSH - 1981