Time to say goodbye [Con te partirò] [Albanian translation]
Time to say goodbye [Con te partirò] [Albanian translation]
Kur jam i vetëm
ëndërroj për horizontin
dhe s'gjej dot fjalë,
Po, e di që nuk gjendet dritë
në një dhomë kur mungon dielli,
Nëse ti nuk je me mua, me mua
Nëpër dritare
tregojua të gjithëve zemrën time
që ti ndeze,
mbyllur brenda meje ndodhet
drita që
ti pe rrugës.
Me ty do të nisem.
Vendeve në të cilat
nuk kam qenë e s'i kam parë kurrë me ty,
së bashku do t'i bredhim,
Me ty do të nisem
nëpër anije ndër dete
që, unë e di,
jo, jo, nuk ekzistojnë më.
Së bashku do t'i bredhim...
Kur ti ndodhesh larg
ëndërroj për horizontin
dhe s'gjej dot fjalë,
dhe unë e di
që ti je me mua,
moj hëna ime je këtu me mua,
dielli im ti je këtu me mua,
me mua, me mua, me mua.
Me ty do të nisem.
Vendeve në të cilat
nuk kam qenë e s'i kam parë kurrë me ty,
së bashku do t'i bredhim.
Me ty do të nisem
nëpër anije ndër dete
që, unë e di,
jo, jo, nuk ekzistojnë më,
së bashku do t'i bredhim.
Me ty do të nisem
nëpër anije ndër dete
që, unë e di,
jo, jo, nuk ekzistojnë më,
së bashku do t'i bredhim.
Me ty do të nisem.
Unë me ty.
- Artist:Andrea Bocelli
- Album:Romanza (1996)