New Way to Bleed [Albanian translation]
New Way to Bleed [Albanian translation]
Kurseje armikun tënd të thyer
Që të mund të fitosh faljen
E gjithë bota jote është zgjuar
Prandaj përse nuk flet?
E ndiej të vijë drejt meje
Jam akoma skllav i këtyre ëndrrave
A është ky fundi i gjithçkaje?
Apo thjesht një mënyrë e re për t'u gjakosur?
Pra shko j'u thuaj shokëve
Se në të vërtetë jam një dështim
Nëse kjo të bën të ndihesh burrë
Por është e imja, zemra ime, jeta ime
Ajo që ti po quan gënjeshtër
E kam luajtur këtë lojë më parë
Dhe s'kam ndërmend ta luaj prapë
E ndiej të vijë drejt meje
Jam akoma skllav i këtyre ëndrrave
A është ky fundi i gjithçkaje?
Apo thjesht një mënyrë e re për t'u gjakosur?
Kam shkuar larg përtej fundit
Liri, liri,
Nuk e ndien tokën të shëmbet?
Liri,
Na jep një mundësi të besojmë prapë
E ndiej të vijë drejt meje
Jam akoma skllav i këtyre ëndrrave
A është ky fundi i gjithçkaje?
Apo thjesht një mënyrë e re për t'u gjakosur?
- Artist:Evanescence
- Album:Evanescence (2011)