Nen kuroren e ullirit
Nen kuroren e ullirit
I.
Nen kuroren e ullirit
Shtrydhje balte e rridhnin lote
Rane lote e mbine dhimbje
Ne zemren tone
Pertej fshatit ne te dale
Niste rruga e kurbetit
Permbi brigje permbi vale
I rrinte si plage detit.
Kjo shami e nenes
Lare o me lot
Priste vajza e valeve,
Dhimbjen ndjente thelle kjo toke.
Iken iken vitet
Lotet na u thane
Drita e lirise
Rreze hodhi anembane.
II.
Nen kuroren e ullirit
Nje grusht dhe ne dore kam marre
Dhe me ngjan oh si floriri
Toka e shtrenjte
Shoh tek vine varg e varg
Djem e vajza buze detit
S’do te kthehen kurre me jo
Ato vite te kurbetit
Me shamine e vajzes
Ere e detit loz
Hapet kenge e saja
Porsi dielli rrezeplot.
S’do te kthehen kurre me jo
Ato vite te kurbetit.
2x
Vjen e shket mbi vale
Ulet mbi blerim
Kjo kenge e re
Kenge e re e brezit tim.
- Artist:Enver Shëngjergji
- Album:Festivali i 19 ne RTSH, 1980
See more