Le temps des cathédrales [Albanian translation]

Songs   2024-05-03 05:59:54

Le temps des cathédrales [Albanian translation]

[Gringoire]

Është një histori që ze vend në Parisin e bukur, në vitin e Zotit

Një mijë e katërqind e tetëdhjet e dy

Histori dashurie dhe dëshire

Ne artistët anonimë

Të skulpturës dhe të rimës

Do tentojmë ta përshkruajmë

Për shekujt që do të vijnë

Refreni:

Ka erdhur koha e katedraleve

Bota ka hyrë

Në një mijëvjeçar të ri

Njeriu ka dashur të ngjitet drejt yjeve

Të shkruajë historinë e vet

Në xham ose ne gur

Gur pas guri, ditë pas dite

Nga shekulli në shekull me dashuri

Ai ka parë të ngrihen kullat

Që ndërtoi me duart e veta

Poetët dhe trubadurët*

Kënduan këngë dashurie

Që i premtonin gjinisë njerëzore

Një të nesërme më të mirë

Refreni (x2)

Iku koha e katedraleve

Turma e barbarëve

Është në portat e qytetit

Lerini të hyjnë këta paganë, këta vandalë

Fundi i kësaj bote

Është parashikuar për vitin dy mijë

Është parashikuar për vitin dy mijë

See more
Notre-Dame de Paris (Musical) more
  • country:France
  • Languages:French, Spanish, Italian, English+8 more, Korean, Russian, Dutch dialects, Polish, Hungarian, Vietnamese, Dutch, Armenian
  • Genre:Soundtrack
  • Official site:
  • Wiki:https://en.wikipedia.org/wiki/Notre-Dame_de_Paris_(musical)
Notre-Dame de Paris (Musical) Lyrics more
Notre-Dame de Paris (Musical) Featuring Lyrics more
Notre-Dame de Paris (Musical) Also Performed Pyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved