E urrej shiun lyrics

Songs   2024-11-28 05:28:36

E urrej shiun lyrics

Në kitarë teli i këputur

Ndali këngën më të bukur

Por s’e ndali shiun në këtë qytet

Ku je buza e paputhur?

Dashuria ime e humbur?

Në mes të rrugës unë po lagem vetë

I harruar si një letër e djegur

Në këtë rrugë pa adresë kam mbetur

E urrej shiun kur bie

Se një herë ma fiku një zjarr

Një zjarr dashurie

I urrej lotët e mi

Sepse i ngjajnë shiut

Që më ndau nga ti

Dashuria ish’ dikur

Mbet’ kornizë pa pikturë

Që askund nuk e shoh në mur

I harruar si një letër e djegur

Në këtë rrugë pa adresë kam mbetur

E urrej shiun kur bie

Se një herë ma fiku një zjarr

Një zjarr dashurie

I urrej lotët e mi

Sepse i ngjajnë shiut…

Urrej shiun kur bie

Se një herë ma fiku një zjarr

Një zjarr dashurie

I urrej lotët e mi

Sepse i ngjajnë shiut

Që më ndau nga ti

Ti ndoshta ishe një rrufe

Që erdhe shpejt

Dhe kur shkove

Nuk e dita, as e di

Por këngën edhe shpresën

I le të treten nëpër shi

See more
Elita 5 more
  • country:Macedonia
  • Languages:Albanian
  • Genre:Hard Rock, Pop, Pop-Rock, Rock
  • Official site:
  • Wiki:https://en.wikipedia.org/wiki/Elita_5
Elita 5 Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved