Dashnia e nanes

Songs   2024-12-29 09:14:32

Dashnia e nanes

[Gold AG:]

Fjalët ma t’mira po i kërkoj Nga thellësia e zemrës tem

Se s’ka njeri ma besnik Kurrë si ti moj nana jem

Qysh i vogël kur jom kon M’ke uru me fjalë ma t’mira

Bashkë kem qenë ç’do moment Në ato kohnat e vështira

Ti s’ke ditë me m’thon s’kemi Ç’do dëshirë m’a ke plotësu

Edhe kur diçka s’ke pasë E ke bo gjithmonë për mu

A ka dritë që ndriçon botën Natën sikur rrezja e hanës

A ka erë ma t’bukur n’botë Se sa kur je afër nanës Kur punojsha n’krye n’veti

E nuk ta ngojsha atë fjalë Pasha Zotin nana jem

Qysh ke thonë ti m’ka dal Tanë këto vjetë që i kalova

M’rrite vetë pa vlla e motër Sa herë vendin m’a ke shtru

Sa herë bukë m’qite n’sofër Kush si ti a thu m’don

A ka tjetër n’këtë farë bote Kur vonohna për te shpia

Kush e ndjen si zemra jote Tash u rrita nana jem

M’rrite t’madh e m’bone burrë 1000 vjet ymër me i pas

Hakësh ty s’muj me dal kurrë

[Shyhrete Behluli:]

T’kam rritë o bir

Edhe n’kohë ma t’vështirë

Me t’pa tuj qesh

Me t’plotësue ç’do dëshirë

T’kam përkund në djep ç’do natë

Shoqni m’bani drita e hanës

Dashuria e krejt botës

Nuk vlen sa dashnia e nanës

[Gold AG:]

Ty t’kom babë e t’kom nanë E di që se pate lehtë

E mbaj mend isha i vogël Atëherë kur babi ndërroi jetë

Sa me fat që jam o Zot Loti dul s’di qa me thon

Gëzimi ma i madh n’këtë botë Është fakti që ty t’kom nanë

M’ke këshillu edhe tu ecë Thojshe mos mami se rrxohesh

Sa herë që m’ke ushqy Thojshe ma i forti bohesh

Lutja jote e pafund Është e mirë secilën strofë

Sa herë moti është i keq Veshu mirë se ki mu ftofë

Per ç’do lot që t’ka piku Shkaku i gabimeve t’mija

T’u boftë ujë i xhennetit Të shpërbleftë nanë Perëndia

Se s’ka fëmijë që nuk gabon Deri sa t’rritet edhe mësohet

Por secili sa t’ka gjallë E ka mirë herët me ndodhë

Se zemra jote gëzohet Poashtu le t’thehet

Kush t’a din kimetin nanë N’përjetësi do të shpërblehet

Pra ma bon hallall gabimin Cilido qoftë ai për mua

Se du t’a fitoj xhennetin Përgjithmonë të këmbët e tua

[Shyhrete Behluli:]

Mbramë në andërr të kam pa

Mu dokë se nuk ishe mirë

Përgjysë zemra mu ka nda

Thashë ku je o bir

Po du zanin me t’a ni

Se s’po muj lotin me nalë

Hiq kurgjo nuk t’ndërroj me ty

Krejt botën me m’a falë

REF.:

T’kam rritë o bir

Edhe n’kohë ma t’vështirë

Me t’pa tuj qesh

Me t’plotësue ç’do dëshirë

T’kam përkund në djep ç’do natë

Shoqni m’bani drita e hanës

Dashuria e krejt botës

Nuk vlen sa dashnia e Nanës.

See more
Gold AG more
  • country:Kosovo
  • Languages:Albanian
  • Genre:Hip-Hop/Rap
  • Official site:https://www.facebook.com/GoldAG.Legend/
  • Wiki:
Gold AG Lyrics more
Gold AG Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved