biri im lyrics
biri im lyrics
Disa fjalë nëna t'i thotë o bir tash,
tregom ku gabova pash gjinin që ta dhash,
qka nin zemra jote thuja zemrës tem,
po t'lutëm shumë boma Hallall djali jem.
T'rrita me mundje u bone burrë,
po pse more bir nuk t'bi ndërmend kurrë,
zemra e djegun nuk din çka më thon,
dy role i pata si babë si nënë.
Ndryshe t'mendova po ndryshe um'dole,
fjalën ma fyse nanes ia fole,
kurrë s'e kuptove sa shumë ty t'deshta,
m'thuj që je gjallë e shkrumi dy rreshta.
Nuk mundet nana me ty më u grind,
se gzimin më t'madh e kam pas kur ke lind,
nontë muaj rresht t'mbajta me vështirësi,
po kurrë nuk um'humbi dashnia për ty bir.
Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.
Pata aq vuajtje sa nuk thuhen dot,
po e di veq unë edhe i madhi zot,
qarja e jote me lot u perzi,
nga dashnia e madhe e gëzimit për ty.
Qëndroja pa gjumë veq të flije ti,
sa i bukur që ishe n'krahët e mi,
fillove më ec u rrite o bir,
fjalën e parë emrin tem e ke thirrë.
Baba kur t'vdiq mbetem shumë keq,
ti se manë men se ishe dy vjeq,
me mundi Evlat t'pruna n'këtë ditë,
hajde t'sheh nëna se m'u qorrun sytë.
Më ta puth dorën s't'kushton kurgjo,
1 ditë mora vesh që gjyshe jam bo,
vjen koha rritën edhe fmijt e tu,
veq kurrë mos ta bofshin çka m'bëne ti mu.
Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.
Jeta kalon si treni n'binar,
pritja e kot kta lot mi ka tharë,
kur t'vesin pse nana është n'dom,
thuja t'vërtetën që nusja s'ma don.
E sëmurë në shtrat pa kujdes të askujt,
s'po muj me u qu me pi 1 pikë ujë,
për hir t'Allahut butsi trego,
s'mrami po t'lus eja ftyrën ta shoh.
Eja e shihe një plak të gjorë,
që lutet për ty çdo minutë e çdo orë,
kurrë në jetë nuk do t'mallkoj,
t'mira nga zemra prapë të uroj.
E ti mos harro se jam dikun,
doku të unë djali jem nëse mund,
nuk pres mirë nga jeta kësaj bote,
ti puth ata sy o bir nana jote.
Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.
Biri im ti ku je,
nëna ty po të pret,
eja vetëm njëherë,
mos më lë.
- Artist:Gold AG