Toka e Diellit
Toka e Diellit
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron
Ne çdo ujëvarë, ja një diell, lind dhe perëndon
Ne çdo pulëbardhë krahëlehtë, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon
Pranë dashurisë një re, bëhet pemë e gjelbëron
Ne çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë
Fjala "liri" nëpër natë ndez një vetëtimë
Buzët e saj janë përherë etje për njerinë
Fjala "liri" lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton
O Shqipëri, m’i fal pranverat
Mbaj në shpirt zjarrin tënd
çudinë e tetë të botës
O këngë diellore shpalosi velat
Si shqiponjë nëpër botë fluturo, fluturo!
Si shqiponjë në të ardhmen, fluturo!
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron
Ne çdo burim si legjendë era vjen e shkon
Ne çdo legjendë krahëshpend, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon
Pranë dashurisë një re, bëhet pemë e gjelbëron
Ne çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë
Fjala "liri" nëpër natë ndez një vetëtimë
Buzët e saj janë përherë etje për njerinë
Fjala "liri" lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton
O tokë e diellit, m’i fal pranverat
Mbaj në shpirt zjarrin tënd
çudinë e tetë të botës
O këngë diellore shpalosi velat
Si shqiponjë nëpër botë fluturo, fluturo!
Si shqiponjë në të ardhmen, fluturo!
- Artist:Frederik Ndoci