Tıkla [Albanian translation]
Tıkla [Albanian translation]
Njëherë je ashtu e njëherë kështu
çfarë ke, më thuaj mua
Bebja e cila nuk qan
nuk i japin qumësht, kështu është
Je një person shumë i dëshpëruar,
një gjë aq e bukur, shpresoj asgjë e keq mos të ndodhe
aman aman ndalu e dëgjo njëherë
Shiko nëse ka ndonjë rëndësi për ty
mos u përmbaj as mos u turpëro
edhe nëse nuk je e imja fshehurazi fshehurazi
qarkullo e mos u ndal
Nëse ke kokëdhembje s'ka lidhje
ngritu dhe kërce
E nëse dëshiron të jesh edhe më mirë,
në këte numër klikomë mua
Njëherë je atje njëherë këtu,
mos mendo shumë së koti
Teprimi i gjithçkaje është i dëmshëm
këto punë të lodhin
Në vend se të jesh e mençur e të
përballesh me botën
Çmendu pak,
lëre që bota të përballet me ty
Shiko këtë e kam shkruajtur për ty
merre dhe kurrë mos e humb
Brenda në të është një numër
që është ilaç për helmin tënd.
- Artist:İsmail YK
- Album:Şappur Şuppur - 2004