Bohet mir lyrics

Songs   2024-11-21 17:51:21

Bohet mir lyrics

Jo natë e zakonshme si herav tjera

Me dostat për'rreth vetit tu nisë drejt diskotekav

Ksi heri natë ku qytetit i mungojke atmosfera

Natës tu bo hapa zhurma e vetme ke era

N'stinën e dimrit fryn ftoft depërtojke edhe n'jaknen tem t'trashë

Prej syve t'mi që menxi m'rrishin hapun une e pashë

Me ni qoshe t'rrugës ish shtritë ni qikë e vogel

I'u afrova mi prekë ajo s'mi nijke gishtat e dorës

Pi ftoftit ajo u dridhke non-stop

Unë e veta pse nuk je nshpi ajo u pergjegj me lot

Tha ky ven n't'cilin po m'sheh o shpija jem

N'ket botë jom e vetmume i vetmi sen qe m'shoqnon osht hija jem

Mami sun i mbijetoi smundjes e babin ma murr lufta

I vetmi sen qe kom o Zoti n't'cilin unë po lutna

Per ni kafshatë t'bukës për barkun e thatë

Edhe me m'brojt pi qenve t'rrugës kur dita bohet natë

O Zot sa m'preki o Zot sa m'preki

Komt mi prejti e desha jaknen e ja dhash

Kur ja pashë lot't n'ftyr e shtina doren n'xhep e nxerra pallomen pi xhepit edhe i thash:

Reff.:

Mos kaj mos kaj fshij lot't

Ka mu bo mir neser nese s'osht sot

Ka me dalë dill nese sot u kon vront

Ka mu bo mirë si per ty si per tont (2x).

Parja dashni po bike po dashnija pa pare spo vike

Kallxom paren qysh me bo se pi qiellit s'po pik'ke

Duna me bo dishka me jetë se koha shpejtë po ik'ke

Njeri senin e njejt pi teje ndryshe gjith pe shih'ke

Jeta e omel dikuj tjeter shije t'itht pi lik'ke

Dikush kish bollak dikush pi skamjes gishtat lpike

Po prap per me jetu diqysh njeri veten pe shitke

Pamundsinë me bo lekin edhe veten pe vidhke

N'anen tjeter ni nanë u merzitke

Kur e shihke djalin e vet qe shitke

Drogë n'rrugë për 1 cop bukë

E knej e dik'ke qe munet me përfundu mas hekrav

Si vllai i tij i madh qe tash osht tu shkru letra

Zemra ju dridhke veq e pritke lajmin e keq te dera

Syt ju mushën lot e unë ja dhash

Pallomen edhe n'fund i thash:

Reff.:

Mos kaj mos kaj fshij lot't

Ka mu bo mir neser nese s'osht sot

Ka me dal dill nese sot u kon vront

Ka mu bo mir si per ty si per tont (2x).

Okej unë e di qe munesh qo kryt nalt fshij lot't beso n'Zot edhe mos u nal

Unë e di që munesh

Unë e di që munesh

See more
Majk more
  • country:Kosovo
  • Languages:Albanian
  • Genre:Hip-Hop/Rap, Pop
  • Official site:
  • Wiki:
Majk Lyrics more
Majk Featuring Lyrics more
Excellent Songs recommendation
Popular Songs
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved