Atje eshte qielli arberor lyrics
Atje eshte qielli arberor lyrics
Kam naneloken mes t'Nju Jorkut
N’rrokaqiell n’80-in kat.
Po me thote ti shtyj karrocen
T’dal n’ballkon t’flladitem pak.
80 kat ajo ngrehit
80 vjet une sot i bana.
Sa kam mall per Shqiperine
per ninullen nina nana
M’thuj o bir kah i bjen Shqipnia
se ne zemer kam nje peng
atje jane endrrat e mia
atje eshte nje plage qe m’dhem
M’thuj o bir kah i bjen Shqipnia
M’a don zemra shqip kete fjale
atje jane endrrat e mija
atje eshte nje zjarr qe m’kall.
Shpesh ne enderr m’vjen nder mend
her ne gjume her kur jam zgjuar
ku jam lindur n’trollin tem
ku jam rrit e nuseruar.
N’syt e e saj si rrezja e diellit
shfaqet pamja e katundit
ne ballkon te rrokaqiellit
ajo l’shon frymen e fundit.
M’thuj o bir kah i bjen Shqipnia
se ne zemer kam nje peng
atje jane endrat e mija
atje eshte nje plage qe m’dhem
Do ti them ka vjen Shqipnia
nipit do tja beje me dore
atje jane kenget e mija
atje eshte qielli arberor.
- Artist:Ilir Shaqiri